Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa dhe “Bond”, fitimet dhurohen për Shqipërinë

Mediale Vip

Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa dhe “Bond”, fitimet dhurohen për Shqipërinë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:24
Dua Lipa

Dua Lipa do të ndihmojë në një mënyrë tjetër Shqipërinë.

Dua Lipa ka bashkëpunuar me markën “Bond” për të krijuar një linjë të veshjeve, ndërsa paratë e fituara do të dërgohen në Shqipërit.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja njoftoi se tashmë kjo linjë është në treg, ndërsa bëri thirrje për blerjen e tyre, me qëllim të ndihmës.

Në këto bluza gjendet mbishkrimi “Lutje për Shqipërinë”, ndërsa 100 për qind e fitimeve do të dedikohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Ndihma juaj është e nevojshme. Edicioni i limituar i bluzave “Pray for Albania” në bashkëpunim me Bond!!! 100 për qind e fitimeve shkojnë tek familjet dhe të prekturit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, që ndodhi më 26 nëntor. Bleje një bluzë dhe ndihmo në rindërtimin e një shtëpie dhe komuniteti”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat