Ardian Bujupi në Bupq, banorët pa strehë në kokë nuk e lënë duarbosh

Mediale Vip

Ardian Bujupi në Bupq, banorët pa strehë në kokë nuk e lënë duarbosh

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:17
Ardian Bujupi

Këngëtari Ardian Bujupi ka lënë përgjysmë turneun e tij për të vizituar familjet e prekura nga tërmeti.

Fshati i parë që ka vizituar është Bubqi, ku ka shkuar së bashku me aktorin Bes Kallaku. Banorët janë pa strehë, por nuk hezitojnë që të presin njerëzit që i vizitojnë.

Ashtu si me Bebe Rexhën, ata i dhuruan disa portokalle dhe këngëtarit, i cili i tregoi me anë të postimeve në Instagram.

Besi e falenderoi publikisht këngëtarin që po zhvillon karrierën në Gjermani për vizitën në vendet e prekura nga tërmeti.

“@ardianbujupi ne Bubq. Zoti të rujt. Flm shokëve dhe miqve. Ndihmat monetare po i shpërndajmë nëpër shtëpi. Nuk kemi marrë asgjë përsipër përveç shoqërimit vetë, nëpër banorët e prekur, për secilin që ka dëshirë për donacion monetar. Zoti ju rujt të gjithëve. Lavdia e Zotit”, shkruajti Besi.

Nuk mungoi reagimi i Ardianit, i cili nuk hezitoi të komentonte në gjuhën shqipe duke i thënë: "@bes_kallaku flm shumë na vazhdojmë për Durres ty të rujt Zoti ka pas 13 familje pa të vizituar pa ndihmë deri tani".

Pas tërmetit të së martës, Besi ka qenë shumë pranë familjarëve në Bubq duke dhënë në maksimum kontributin e tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat