Vepra e madhe e një zonje të madhe si Merita Merja

Mediale Vip

Vepra e madhe e një zonje të madhe si Merita Merja

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:58
Merita Merja

Ajo është emri më i dashur dhe më i kërkuar në fushën e bukurisë dhe duart e saj realizojnë mrekulli në parukeri, make-up dhe disajn fustanesh nusërie e jo vetëm.

Merita Merja ështe e para make-up artiste e cila organizon masterclass-in e parë në këtë fushë dhe e kishte caktuar që ky event i madh të bëhej në datën 30 nëntor.

Për shkak të ngjarjeve të fundit ishte moralisht dhe natyrisht e pamundur të realizohej në atë datë dhe është shtyrë për datën 7 dhjetor.

Merita duke treguar edhe njëherë zemrën e madhe përmes veprave, ka vendosur që të ardhurat e këtij masterclass-i që do organizohet të shtunën në orën 13:00 në “Plaza” të shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i fundit.

Një vepër e madhe kjo e Meritës që duhet duartrokitur! “Te dashura mikesha, pas tronditjes qe pesuam si popull, mendova qe eventin tone ta rikthej, por me modesti dua ta shnderroj ne nje veper bamiresie. Takimi do jete te shtunen date 07 Dhjetor tek Plazza Hotel ora 13.00. Te gjitha te ardhurat do te shkojne per te demtuarit nga termeti. Le te ringrihemi me te bukuren. Ju pres nga Shqiperia, Kosova dhe gjitha trojet shqiptare”:- ka shkruar Merita pranë imazhit të saj që lajmëron edhe datën e masterclass-it!BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat