Është 23 vite më e re, çfarë mendon partnerja e DiCaprio-s për marrëdhënien e tyre?

Mediale Vip

Është 23 vite më e re, çfarë mendon partnerja e DiCaprio-s për marrëdhënien e tyre?

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 07:07
Leondardo DiCaprio dhe Camilla Morrone

Leondardo DiCaprio është një nga aktorët më tërheqës të Hollywood-it. Edhe pse është mjaft i pëlqyer nga femrat, zemrën e Leonardos e ka zënë prej kohësh modelja e njohur, Camilla Morrone.

Dyshja ka 23-vite diferencë në moshë, duke qenë se Camilla është 22 dhe aktori 45 vjeç.

Megjithatë duket se kjo gjë nuk është aspak problem për dyshen. Camilla është shprehur për “Los Angeles Times”, se çdo njeri duhet të jetë i lirë të qëndrojë me kë të dojë.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë ndryshime të mëdha në moshë. Unë thjesht mendoj se dikush duhet të jetë në gjendje të dalë me kë dëshiron ai ose ajo”, u shpreh modelja.

Dhe në fakt, historia në showbiz e ka treguar se mosha nuk përbën ndryshim në një marrëdhënie mes dy njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat