Rezarta Shkurta ka një dedikim special për Sonin: Për mua je shqiponja e skenës shqiptare

Mediale Vip

Rezarta Shkurta ka një dedikim special për Sonin: Për mua je shqiponja e skenës shqiptare

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 07:10
Rezarta Shkurta dhe Soni Malaj

Soni Malaj pritet të ngjitet ditën e nesërme në skenën e “Kënga Magjike” për të performuar këngën e saj “Shije tradhëtie”.

Përveç Sonit duket se emocionet për pjesëmarrjen e saj i ndjejnë edhe miqtë e artistes, të cilët i kanë uruar suksese.

Një dedikim më special i ka bërë mikesha e saj më e mirë, Rezarta Shkurta, e cila ka provuar vetë emocionet e “Kënga Magjike”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Si ta shpreh me fjale shpirti adhurimin qe kam per ty @soni_malaj ? Super vokal por jo vetem , me super performanca nga me te ndryshmet ne keto 22 vite karriere! Ende pa nxjerre notat te flet fytyra, pasqyre e shpirtit tend te bukur, e te ndjeshem. Per te gjithe ata qe te njohin nder vite e dijne se ti di te besh vetem mire dhe kjo te ben akoma dhe me e bukur seç je! Ke ngritur nje karriere gjaku, mundi, ne nje Shqiperi te varfer pa shkelur asnjeher ne parimet e tua, pa shkelur asnjeher te njerzit qe te rrethojne per tu kacavjerrur suksesit sic ne jemi deshmitare per shume e shume... Prandaj per mua je Shqiponja e skenes Shqiptare! Krenare , Unike ❤️

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

Rezarta ka publikuar në ‘Instagram’ një video nga prapaskenat e “E diela shqiptare”, ku Soni prezantoi për herë të parë këngën e saj.

“Si ta shpreh me fjalë shpirti adhurimin që kam për ty Soni Malaj? Super vokal, por jo vetëm, me super performanca nga më të ndryshmet në këto 22 vite karrierë. Ende pa nxjerrë notat të flet fytyra, pasqyrë e shpirtit tënd të bukur, e të ndjeshëm. Për të gjithë ata që të njohin ndër vite e dinë se ti do vetëm të bësh mirë dhe kjo të bën akoma më e bukur seç je! Ke ngritur një karrierë gjaku, mundi, në një Shqipëri të varfër pa shkelur asnjëherë në parimet e tua, pa shkelur asnjëherë te njerëzit që të rrethojnë për t’u kacavjerrur suksesit siç ne jemi dëshmimtar për shumë e shumë… Prandaj për mua je shqiponja e skenës shqiptare!”, ka shkruar Rezarta në postimin në ‘Instagram’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat