Eliza Dushku bashkohet me studentët shqiptarë të Harvardit për të ndihmuar Shqipërinë - Bota Sot
Eliza Dushku bashkohet me studentët shqiptarë të Harvardit për të ndihmuar Shqipërinë

Mediale Vip

Eliza Dushku bashkohet me studentët shqiptarë të Harvardit për të ndihmuar Shqipërinë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 07:27
Eliza Dushku

Personazhet shqiptarë me famë botërore kanë dhënë kontributin e tyre në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Së fundmi është sensibilizuar për këtë ngjarje edhe Eliza Dushku, e cila do të ofrojë ndihmën e saj së bashku me studentët shqiptarë të Harvardit.

“Prive” ka mësuar se Eliza së bashku me vëllain e saj, Nate Dushku, dhe të rinjtë shqiptarë do të organizojnë një event bamirësie, në të cilën do të shfaqet dokumentari i aktores “Dear Albania”.

Ky event do të jetë falas, por ka si qëllim që të mbledhë fondacione nga njerëz që do të kenë dëshirë të kontriubojnë për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Në dokumentarin e realizuar nga Eliza, aktorja shqiptare shfaqet duke udhëtuar në 15 vende të Shqipërisë me vëllain e saj, për të njohur historinë e të parëve dhe si ka arritur të zhvillohet Shqipëria në një shtet modern pas rënies së komunizimit e periudhave të vështira. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat