Rina shfaqet duke e puthur reperin e njohur - Bota Sot
Rina shfaqet duke e puthur reperin e njohur

Mediale Vip

Rina shfaqet duke e puthur reperin e njohur

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 08:37
Rina Balaj

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, është shfaqur duke puthur rep-artistin gjithashtu të njohur Sin Boy.

Ishte vetë Rina që shpërndau këtë fotografi në profilin e saj në Instagram.

I menjëhershëm ishte reagimi i ndjekësve të saj, të cilët anipse u shfaqën të befasuar e uruan atë. Në mesin e urimeve, është edhe kantautorja e njohur shqiptare Fifi, e cila është shprehur e lumtur që e sheh Rinën kështu.

Megjithatë karshi këtyre komenteve nuk ka reaguar Rina dhe mbetet të shihet se a është në lidhje me Sin Boy apo jo.

Ndryshe, më 28 nëntor ishte paraparë që të publikohet kënga e re e rep-artistes “Tentacion”, e cila gjithashtu do të jetë në bashkëpunim me Sin Boy. Dyshja ende nuk e kanë publikuar këtë projekt dhe mbetet të shihet se kur do të vendosin që ta lansojnë për publikun.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat