Gazetarja e quajti Dafina Zeqirin arrogante, Xhani Demika: Ka pasaportë suedeze dhe mund ta ndiqte ligjërisht

Mediale Vip

Gazetarja e quajti Dafina Zeqirin arrogante, Xhani Demika: Ka pasaportë suedeze dhe mund ta ndiqte ligjërisht

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 13:08
Suada Daci, Xhani Demika

Para disa kohësh, Suada Daci ka treguar se këngëtarja Dafina Zeqiri është një ndër ato personazhe që i karakterizon arroganca.

Ajo është shprehur se Dafina jo vetëm me gazetarët por edhe me stafin e saj sille si një Divë dhe i trajtontë keq.

Për këtë çështje ka folur Xhani Demika i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zonë”,. Ai shprehet se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

“Një gazetar për të ardhur për të marrë një intervistë në një club apo koncert gjithmonë duhet të flasë me menaxherin që e organizon këtë eveniment, pastaj duhet të flasë me menaxherin e artistit dhe pastaj të takohet me artistin. Është normale që ne të kemi një moment të nxehtë me stafin apo debatojmë, mund të ketë edhe momente shpërthime. Por kjo është një gjë esktreme, nuk ka ndodhur kurrë. Dafina në rradhë të parë menaxherin e ka djalin e hallës, kushëri të parë dhe stafin e vet e ka shumë të afërt, si familje. Dafina është këngëtarja që i ka bërë dhurata me çmime eksteme stafit të vet. Kurrë nuk e keqtrajton stafin. Gazetarja nuk mund të flasë mbi artistin pa e njohur atë sepse nesër pasnesër artisti mund të të hedhe dhë në gjyq për fjalë të kota. Por falë zotit Dafina nuk është nga ato goca. Ajo as nuk e vrau mendjen fare dhe as nuk e diskutoi këtë çështje. Unë e kam marrë vesh nga stafi i saj.  Por nëse Dafina do e merrte përsipër këtë çështje, me pashaportë suedeze është dhe i vintë prapa këtij muhabeti dhe e çonte deri në fund”, përfundon Xhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat