U tha se vëllai i tij binjak ka ndërruar jetë, Sergio i lënduar: Është lajm i rremë, nuk dua ta kujtoj

Mediale Vip

U tha se vëllai i tij binjak ka ndërruar jetë, Sergio i lënduar: Është lajm i rremë, nuk dua ta kujtoj

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:16
Sergio

Këngëtari i njohur Sergio ka folur në emisionin “Glamour Zone” edhe për një çështje që e ka prekur shumë. Para dy vitesh doli një lajm nëpër media që vëllai i tij binjak ka ndërruar jetë dhe ai ka bërë një status në profilin e tij “Facebook” për t’i dhënë lamtumirën. Këngëtari u shpreh së ky lajm ishte i rremë dhe këtë postim e kanë bërë me një adresë fallso dhe se ajo llogari nuk i përkiste atij.

Ester: Thuhej se para dy vitesh ti ke bërë një postim, vëllai jem u prefsh në paqe etj etj dhe njerëzit e kanë keqkuptuar sikur është ndarë nga jeta vëllai jot binjak Besi. Na trego pak historinë e kësaj sepse shumë njerëz më kanë kërkuar të ta bëj këtë pyetje.

Sergio: Nëna ime është stresuar shumë, sepse ky është një lajm shumë i rremë, nga “Facebook-ë” të mia të rrema që i hapin më emrin tim dhe vejnë foto e mia. Gjithsesi ky lajm është shumë i rrëmë, vëllai im binjak është shëndoshë e mirë. Nuk e di pse u përhap aq shumë ai lajm i rremë, gjithsesi nuk dua ta kujtoj këtë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat