Flori Mumajesi ka një ‘mesazh’ për Eneda Tarifën.
Eneda Tarifa këtë vit po konkurron në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Ma zgjat dorën”.
Këngën “Ma zgjat dorën”, Enedës ia punoi kantautori Flori Mumajesi dhe është një nga këngët favorite për çmimin e parë.
Pas performancës së Enedës, Flori përmes një postimi në Instagram, i thotë me shaka asaj se ia ka borxh një mesazh.
“Eneda Tarifa ma ke borxh nje Mesazh. 069700 0017 Vod 30”, ka shkruar ai.
Për ndryshe, Flori Mumajesi vitin e kaluar zuri vendin e parë në këtë festival, me këngën “Plas”.