Video e veçantë familjare për festat e fundvitit, Gjiko dhe Elita befasojnë fansat

Mediale Vip

Video e veçantë familjare për festat e fundvitit, Gjiko dhe Elita befasojnë fansat

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:20
Gjiko dhe Elita

Tanimë jemi në prag të festave të fundvitit dhe duket se shumë prej yjeve janë përgatitur për këtë kohë të mrekullueshme, njëherësh më e pëlqyer për shumë kë nga ne.

Derisa të famshmit po bëhen gati që të realizojnë projekte të reja për fansat e tyre për fundvit, ata nuk harrojnë që të kryejnë edhe traditat.

Së fundmi, një video e bukur është realizuar edhe nga Gjiko dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, bashkë me djalin Zëri, nga kompania e këngëtares Rezarta Shkurta (Hera Company).

Në videon e ndarë nga Elita, ata shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa një dedikim emocional nga prezantuesja Rudi nuk ka munguar.

“Zot faleminderit për Gjikon dhe Zërin tim që janë jeta ime, ata të cilët sigurohen që çdo cep i zemrës time të mbushet plot dashuri aq shumë sa të më buzqesh dhe shpirti nga lumturia. Të dua burri im që ndonjëherë për të më bërë qefin del edhe jashtë kornizave tua dhe të dua Zëri im që na dha kuptimin e jetës”.

“Je bota e nënës dhe babit. Faleminderit Rezarta Shkurta që në të ardhmen mund të ja tregojmë Zërit vitin e parë të festave të tij në mënyrën më të mirë të mundshme”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zot faleminderit per @gjikotheflyboy dhe Zeri tim qe jane jeta ime , ata te cilet sigurohen qe cdo cep i zemres time te mbushet plot dashuri aq shume sa te me buzeqesh dhe shpirti nga lumturia. Te dua burri im qe ndonjehere per te me bere qefin del edhe jasht kornizave tua dhe te dua Zeri im qe na dha kuptimin e jetes♥️ je bota e nanes dhe babit (⭐️???????) Faleminderit @rezartashkurta dhe @heracompany_prishtine qe permes ksaj video ne ne te ardhmen mund te ja tregojm Zerit vitin e pare te festave te tij ne menyren me te mire te mundshme . Jeni te jashtzakonshem dhe shume profesional na keni bo mu ndi sikur te ishim ne shtepine tone ♥️. Faleminderit @sellmakasumoviq @kacilleshi qe gjithmone kujdesni per mua qe me u dok gjithmone bukur qe plot 10 vite ? #myforeverteam

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Në ndërkohë, Gjiko dhe Elita u bënë prindër për herë të parë në shkurt të këtij viti, të cilët theksuan se jeta tyre tashmë është më e përmbushur me ardhjen në jetë të Zërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat