Bashkëshorti i saj feston ditëlindjen, Jona Spahiu i bën dedikimin më romantik

Mediale Vip

Bashkëshorti i saj feston ditëlindjen, Jona Spahiu i bën dedikimin më romantik

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:13
Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri

Ditën e sotme bashkëshorti i Jona Spahiut, Frenkli Ymeri, feston ditëlindjen dhe moderatorja i ka bërë një dedikim shumë special.

Jona ka postuar në ‘Instagram’ një nga fotot më të bukura të Frenklit dhe vogëlushit të tyre, Raiden, të cilën e kanë përdorur edhe për dekorimin e tortës.

Përkrah imazhit më të ëmbël të personave më të rëndësishëm të jetës, moderatorja ka shkruar: “Unë mund të jem pa ty… por jo pa buzëqeshjen tënde, që si një komet fshin errësirën nga fytyra ime. Të dua! Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës”.

Jona Spahiu ka treguar se ka shumë kohë që njihet me partnerin e saj, me të cilin 1 vit më parë kurorëzoi edhe dashurinë.

E ftuar para pak javësh në emisionin “Soiree” në “Top Channel” moderatorja rrëfeu se me partnerin është njohur në ambientet e “Digitalb” dhe se ai e kishte kthyer në një qëllim në vete që të fitonte zemrën e saj. Tashmë Jona dhe Frenkli bëjnë një jetë të lumtur familjare me djalin e tyre, i cili në shtator festoi 1-vjetorin e lindjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat