Gashi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, kryeson listat e ‘Spotify’ krah Beyonce dhe Drake

Mediale Vip

Gashi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, kryeson listat e ‘Spotify’ krah Beyonce dhe Drake

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:52
Gashi

Reperi i njohur me famë ndërkombëtare, Gashi duket se po jeton një nga periudhat më të suksesshme në muzikë. Pas publikimit të një sërë hitesh, emri i tij është renditur i pari në ‘chartet’ e Spotify. Pak më parë ai ka ndarë një foto ku dukej se emri i tij kryesonte listën dhe pasohej nga artistë si Beyonce, Ed Sheeran, Cardi B apo Drake.

“Shumë vetë më kanë dërguar këtë klasifikim të ‘Spotify’ sot dhe kjo do të thotë shumë për mua”, ka shkruar artisti krah fotos së publikuar ë llogarinë e tij në ‘Instagram’.

Kujtojmë se reperi është shprehur në intervista se ky do të ishte viti i tij për shkak të suksesit të madh të projekteve muzikore që ai ka publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat