E dashura e përfolur e Keanu Reeves jep arsyen pse nuk i lyen flokët e thinjur

Mediale Vip

E dashura e përfolur e Keanu Reeves jep arsyen pse nuk i lyen flokët e thinjur

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:43
Alexandra Grant, Keanu Reeves

E dashura e përfolur e Keanu Reeves, Alexandra Grant, ka shpjeguar faktin se pse ajo nuk i ngjyros flokët e saj gri.

Kujtojmë se për këtë ajo ka marrë shumë komente negative pas daljes së parë në publik si e dashura e Keanu Reeves. Artistja 46-vjeçare ndau një artikull në NewsWeek, pasi kishte postuar dje në llogarinë e saj personale në Instagram.

Ajo citon një studim, të publikuar në fillim të këtij muaji, i cili lidh përdorimin e përhershëm të ngjyrave të flokëve me një rrezik që rrit kancerin e gjirit tek gratë. Në krye të shkrimit, Grant shpjegon se asaj i kanë dale thinjat shumë para kohe që në moshën 20 vjeçe, që në atë moment ajo ka vazhduar të ngjyrosi flokët gjithmonë deri në moshën 30 vjeçare.

Pastaj ajo kuptoi se ishte gabim dhe nuk duhej të përdorte në flokët e saj helmin që mbartin ngjyrat. Ajo shton: "Nëse “Womxn” po humbasin standardet e bukurisë... atëherë le të flasim për ato standarde të bukurisë." Womxn është një term për gratë transgjinore dhe gratë me ngjyrë. Një numër i madh i ndjekësve të Grantit kanë lavdëruar postimin e saj duke komentuar pozitivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat