Publikon foto lakuriqe, fansat e kritikojnë

Mediale Vip

Publikon foto lakuriqe, fansat e kritikojnë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:42
Kate Beckinsale

Aktorja Kate Beckinsale përfundimisht nuk duket sikur është 46-vjeçare. Pikërisht për këtë arsye nuk çudit që ajo shpesh mburret me format trupore, për të cilat mund të jenë xheloze edhe koleget e saj shumë më të reja në moshë.

Në të vërtetë, aktorja e famshme Ditën e Falënderimeve e ka kaluar në Kabu, nga ku ka shpërndarë foto ku ajo shihet me kostume të larjes provokuese. Edhe pse ajo duket madhështore, shumë fansa e kanë sulmuar ashpër. Ata i kanë thënë se është tepër e moshuar për foto të tilla.

“Ndiej sikur je në krizën e moshës së mesme”, ishte njëri prej komenteve. Por Kate nuk ka pritur gjatë dhe i është përgjigjur ashpër. “Mendoj se kjo është sepse ti je një ndyrësirë”, i është përgjigjur ajo. Komentet e ngjashme kanë vazhduar edhe më tutje, prandaj Kate ka vendosur të publikojë një mesazh të gjatë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

❤️☀️?

A post shared by Kate Beckinsale (@katebeckinsale) on

“A jeni të vetëdijshëm se kur ju lind nevoja ta kritikoni dikë për diçka, posaçërisht dikë që nuk e njihni, e vetmja gjë të cilën e arrini është zbulimi i gjërave rreth vetes ose gjërave për të cilat keni frikë për veten”, ka shkruar ajo.

“Nuk ju njoh dhe nuk e di se kush ua ka bërë me dije se nëse plakeni nuk keni asnjë vlerë, nuk mund të jeni tërheqës ose seksi, ose të keni një raport me vetveten, por si një femër u them që mos lejoni të ndodhë kjo. Do të ndiheni më të fuqishme, fizikisht mund të lulëzoni, ta kuptoni se kush jeni dhe çfarë dëshironi dhe të bëheni më të mirë në vendosjen e kufijve. Nëse jeni të rinj dhe keni frikë të plakeni, ju them mos e bëni. Nuk është aspak siç ju frikojnë të tjerët, posaçërisht për femrat. Do ta keni fuqinë që të jeni të qëndrueshëm dhe për të arritur gjërat që dëshironi”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Që prejse është ndarë nga bashkëshorti i saj, Kate duket sikur e ka ndier veten të përtërirë, duke u lëshuar në lidhje dashurie me meshkujt të cilët ishin dyfish më të rinj se ajo dhe për këtë ajo është kritikuar shumë, por ajo as nuk është lodhur për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat