Rita Ora merr gjithë vëmendjen me dukjen e saj në evenimentin e Capital FM

Mediale Vip

Rita Ora merr gjithë vëmendjen me dukjen e saj në evenimentin e Capital FM

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 06:29
Rita Ora

Rita Ora është kujdesur që ta vjedhë spektaklin në evenimentin e Capital FM, ‘Jingle Bell Ball’.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bërë që gjithë fokusi i fotoreporterëve dhe të pranishmëve të jetë tek ajo.

Për këtë eveniment, 29-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan që ia vinte në pah linjat e admirueshme trupore.

Fustanin, i cili ia ekspozonte trupin në disa pjesë, bukuroshja nga Kosova e kishte kombinuar edhe me këpucë që i përshtateshin veshjes së saj.

“Jam shumë e gëzuar, sepse kur nuk je vetëm në skenë, mund të festosh me të gjithë dhe është fundi i vitit, ashtu që nuk ka presion”, ka deklaruar Rita me rastin e arritjes në këtë eveniment.

Shqiptarja e famshme iu është bashkuar emrave të njohur, si Liam Payne, Harry Styles e Jax Jones, në natën e parë të ‘Jingle Bell Ball’ të Capital FM në O2 Arena të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat