‘Gjërat nuk shkuan mirë mes nesh’, Khuba i dërgon mesazh ish të dashurës pas çmimit në Këngën Magjike

Mediale Vip

‘Gjërat nuk shkuan mirë mes nesh’, Khuba i dërgon mesazh ish të dashurës pas çmimit në Këngën Magjike

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 06:19
Khuba

“Ndryshe” është një këngë e dedikuar asaj dhe këtë, Khuba, këngëtari i ri nga Kosova e tha që në fillim. Edhe ajo e dinte, e dëgjoi këngën, madje edhe e pëlqeu.

“Ndryshe” spikati që në fillim sapo u prezantua dhe përballë të gjitha këngëve të tjera që konkurronin këtë edicion në kategorinë “New Artist”, u pëlqye shumë nga publiku. Khuba, artisti simpatik që u prezantua për herë të parë me publikun shqiptar, u nda edhe me një çmim nga debutimi i tij në Këngën Magjike.

Pasi mori çmimin dhe falënderoi të gjithë ata që bashkëpunuan me të, Khuba, përmes revistës Class, i dërgoi një mesazh ish të dashurës, e cila, sido të jetë, ka një meritë për çmimin e tij.

“Shpresoj të jesh mirë. Gjërat nuk kanë shkuar mirë mes nesh, por uroj dhe shpresoj gjithmonë të jesh mirë…”, – tha Khuba duke iu drejtuar njeriut që i dedikoi këngën.

Sikur gjërat të mund të ishin “Ndryshe” për Khubën… apo mund të jenë “Ndryshe” pas këtij dedikimi publik?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat