Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës, çfarë ndodhi në prapaskenat e “Këngës Magjike”?

Mediale Vip

Merr fund ‘miqësia’ mes Fifit dhe Enedës, çfarë ndodhi në prapaskenat e “Këngës Magjike”?

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
Fifi dhe Eneda

Eneda Tarifa u shpall fituese e festivalit “Kënga Magjike” ndërsa Fifi çmimin e dytë.

Më 7 Dhjetor u mbajt nata finale e festivalit të këngës “Kënga Magjike”.

Fituesja e çmimit kryesor u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Vendin e dytë e zuri Fifi me këngën “Marova”, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i Imi”.

Tani pas përfundimit të festivalit po flitet se Fifi dhe Eneda i kanë prishur raportet. Ato as nuk e kanë njëra-tjetrën në Instagram.

Biseda që dy koleget bënë natën finale, në momentin që Eneda ngriti në duar trofeun e madh, dyshohet të ketë qenë shkak për prishjen e kësaj marrëdhënieje.

Tarifa u ‘kurorëzua’ teksa publiku brohoriste emrin e Fifit dhe kjo gjë solli mjaft polemika në skenë. Vetë Fifi kërkoi të thishte dy fjalë para se të këndonte kolegia e saj, Eneda Tarifa.

“Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim,”– tha Filloreta Raçi.

Mbetet të shihet se çfarë ndodhi në prapaskena.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat