Prapakthehu! “Shiko kush luan”, apo po gatuan “shef” Renato Mekolli?

Mediale Vip

Prapakthehu! “Shiko kush luan”, apo po gatuan “shef” Renato Mekolli?

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:19
Renato Mekolli

Kanali televiziv ku ai transmeton një emision gatimi dha lajmin e ndërprerjes së bashkëpunimit me Renato Mekollin, madje u bë publike edhe zëvendësuesi i tij.

Lajmi u përhap thuajse në të gjithë mediat "on line".

Por Renato Mekolli është kthyer brenda 24 orëve, duke vijuar bashkëpunimin, çka ka shtuar edhe më tepër dilemat, nëse ai u largua vërtet dhe u rikthye, apo ishte kjo një pjesë "e aktrimit", një lojë si dhe gjatë emisioneve për të tërhequr sa më tepër vëmendjen e publikut.

"Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem,jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen"", ka shkruar Renato Mekolli, pasi u shfaq sërish në ekran.

Megjithatë, ai ndan shpesh imazhe nga emisioni i tij televiziv, duke sjellë edhe reagime nga ndjekësit.

"Kur oraret e xhirimeve zgjasin shume dhe ti fle në Hell’s Kitchen", shkruan Renato. – "Kamerat kapin chef-in ndërsa montazhi të bën foto nga kamerat", shton ai, por në këto ditë të trazuara, shumë nga ndjekësit e tij i kanë thënë se e ka në terezi, kur gjen një vend të tillë, si në Shqipëri, për të bërë "show", pa pasur asnjë vlerë.

Shumë nga reaguesit thonë se ai nuk vlen as si aktor dhe as si kuzhinier, madje as si biznesmen, edhe pse e ka nisur një tillë, i favorizuar nga fakti se jeton në një vend, ku gjithçka mund të ndodhë.

Pra duket se kjo ishte një "lojë" dhe nuk është çudi që Renato të jetë i ftuari i radhës në emisionin "shiko kush luan."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat