Buta së shpejti sjell këngën e re “Edi Rama”

Mediale Vip

Buta së shpejti sjell këngën e re “Edi Rama”

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:20
Buta

Hip hop ylli shqiptar, Buta, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

Në fakt, reperi publikoi një video të shkurtër nga klipi i ri, teksa tregon se ky projekt i dedikohet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkohë, Buta zbulon edhe bashkëpuntorët e këtij projekti përfshirë, Alban Selimajn, Klajd Hoxhajn dhe produksionin “Sekuencë”.

Ndonëse njihet për projektet unike, besohet se edhe kjo këngë e reperit do të mirëpritet nga fansat e shumtë të tij.

Përndryshe, “My Bro” në bashkëpunim me reperin Gjiko mbetet kënga e fundit e lansuar nga Buta, që në YouTube ka kaluar shifrën e 6.1 milionë klikimeve. /Telegrafi/

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ran it up fast

A post shared by Buta (@bashbuta) on

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat