‘Pse nuk fitove ti por ajo sorra?’, Fifi i përgjigjet ndjekësit

Mediale Vip

‘Pse nuk fitove ti por ajo sorra?’, Fifi i përgjigjet ndjekësit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:56
Fifi dhe Eneda Tarifa

Fifi dhe Eneda Tarifa ishin pretendentet kryesore për të fituar edicionin e 21 të “Këngës Magjike”, mirëpo Eneda u shpall fituesja e çmimit të parë.

Fitorja e saj dhe humbja e Fifit u komentua gjatë në media dhe të shumtë janë ata që i kanë shkruar dy këngëtarëve.

Gjatë një videoje live, dikush i shkruan Fitit “Pse nuk fitove ti por ajo sorra?”, ndërsa këngëtarja s’ja ka përtuar përgjigjen.

“Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneda Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneda dhe jo dikush tjetër.”- është shprehur Fifi.

Kështu, këngëtarja ka rrëfyer se ajo nuk i mban asnjë mëri Enedës, siç u përfol gjatë në rrjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat