Vdes këngëtarja e njohur e grupit ‘Roxette’

Mediale Vip

Vdes këngëtarja e njohur e grupit ‘Roxette’

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:18
Marie Fredriksson

Këngëtarja Marie Fredriksson nga grupi muzikor "Roxette" ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeç, raporton BBC.

Marie ka luftuar gjatë me një tumor të trurit, njoftoi menaxheri i saj. Sipas një deklarate, ajo ndërroi jetë më 9 dhjetor, pas një beteje 17-vjeçare me kancerin, dhe do të varroset në familjen e afërt.

Këngëtarja suedeze mësoi në vitin 2002 se kishte tumor në tru. Ajo ka lënë pas bashkëshortin Mikael Bolyos dhe dy fëmijët, vajza 26-vjeçare Inez Josefin dhe djali 23-vjeçar Oscar.

Gun-Marie Fredriksson, e lindur më 30 maj 1958, ishte një këngëtare, pianiste dhe piktore, e njohur më së miri si pjesë e grupit ‘Roxette’ që themeloi në vitin 1986 së bashku me Pero Gessle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat