Jolie puth aktorin britanik me tatuazh të fytyrës së aktores në krah

Mediale Vip

Jolie puth aktorin britanik me tatuazh të fytyrës së aktores në krah

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 19:06
Jolie puth aktorin britanik

Në një nga momentet më të prekura të fansit, Angelina Jolie u takua me aktorin britanik i cili ka bërë fytyrën e aktores tatuazh në krahun e tij.

Së fundi, aktorja ndoqi shfaqjen ‘Dear Evan Hansen’ në West End të Londrës dhe u takua me anëtarët e shfaqjes.

Alex Thomas Smith, aktori 22-vjeçar britanik, u takua me ikonën e tij, dhe doli të ishte një nga ditët më të mira të jetës së tij.

"Sot është dita e jetës sime, bukuroshja Angelina Jolie erdhi tek i dashuri Evan Hansen," postoi Smith në Instagram, së bashku me një seri fotografish ku ai shihet duke pozuar me Jolie.

Në njërën prej fotografive, aktorja mund të shihet duke i dhënë një puthje në faqe.

Ai tregoi se është një fans i madh i Angelia Jolie dhe madje ka një tatuazh të fytyrës së saj në krah.

"Unë i tregova tatuazhin tim, dhe ajo e donte atë. Më puthi në faqe dhe tha se do të kthehej për të parë shfaqjen time Evan. Unë kurrë nuk do të shërohem nga kjo”, ka thënë Smith, transmeton KosovaPress.

Jolie, 44 vjeç, për fat të mirë i dha një autograf aktorit në krah. Menjëherë pasi ai ndau postimin, shumë nga ndjekësit e tij përmbytën pjesën e komenteve.

Ylli i ‘Maleficent’ aktualisht është duke punuar në filmin e saj të ardhshëm Marvel, The Eternals bashkë me Richard Madden.

Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 6 nëntor të vitit të ardhshëm.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat