Melinda Ademi paralajmëron këngën e re “Karma”, vjen me paraqitje mjaft provokuese në klip

Mediale Vip

Melinda Ademi paralajmëron këngën e re “Karma”, vjen me paraqitje mjaft provokuese në klip

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:04
Melinda Ademi

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, reperja me prejardhje nga Mitrovica ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të publikohet më 15 dhjetor.

“Karma” do të mbajë titullin ky projekt, që mesa duket tematika e tij do të jetë hakmarrja ndaj njerëzve që janë të prirur për të bërë keq.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

KARMA • 15.12.19 • COMING SOON

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on

Ashtu si në thuajse çdo prezantim tjetër, Melinda nuk do t’i mungojë publikut me një paraqitje mjaft provokuese në klipin e ri.

E veshur në të kaltra dhe me një pamje tërheqëse, reperja duket se ka përgatitur një performancë të veçantë për fansat e saj në këtë klip.

“Karma, 15 dhjetor 2019, vjen së shpejti”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive që paralajmërojnë këngën e saj.

Melinda përndryshe ka pasur një vit të suksesshëm me projekte të shumta muzikre e koncerte të vazhdueshme, çka e bëjnë atë ndër reperet më të pëlqyera dhe aktive të estradës gjatë 2019-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat