Të gjithë po flasin për fustanin e zi të mbretëreshës Letizia

Mediale Vip

Të gjithë po flasin për fustanin e zi të mbretëreshës Letizia

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:05
Mbretëresha Letizia

Fjala është për fustanin ngjyrë të zezë shumë joshës, ndërkaq njëherësh edhe shumë diskret, të bukur dhe elegant, të cilin zgjedhja fenomenale e detajeve e ka bërë perfekt

Rrjetëza në supe josh, resat të cilat bien madje deri te kërdhokullat valë-valë “ndjekin” mbretëreshën, derisa gjatësinë e zbut modeli seksi i cili ndjek siluetën dhe i jep një dozë shtesë bukurisë dhe elegancës.

Me këtë fustan efektiv, por sërish të thjeshtë, të cilin e nënshkruan i famshmi Hugo Boss, nuk ju duhen shumë të dhëna.

Për këtë ka qenë e vetëdijshme mbretëresha Letizia, andaj ka bartur vetëm çantë të vogël dhe këpucë Manolo Blahnik me taka të larta dhe punim interesant.

Nuk pati nevojë as për shumë stoli – mbretëresha ka bartur një unazë diskrete në gishtin tregues dhe vëth diamanti, mu në stilin mbretëror.

Grimin e ka sforcuar, duke pasur parasysh që fjala ishte për rast darke, ndërkaq flokët e hekurosura perfekt i ka lënë të lira.

A ju pëlqen edhe juve? A do të bartni këtë fustan të zi? Ndani me ne komentet! 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat