Dafina Dauti bëhet nënë për herë të dytë

Mediale Vip

Dafina Dauti bëhet nënë për herë të dytë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 17:33
Dafina Dauti

Në shtator të këtij viti, këngëtarja Dafina Dauti tregoi për here të parë se ishte në pritje të ëmbël.

Këngëtarja u shpreh e emocionuar se nga martesa e saj e dytë do të vijë në jetë një fëmijë. Epo tashmë fëmija paska ardhur në jetë dhe lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku tregon një pjesë të fytyrës së vajzës dhe zbulon emrin e saj. Dafina ka vendosur ta pagëzojë vajzën e saj me emrin, Kaylee.

Nga martesa e parë, Dafina ka edhe një vajzë tjetër të quajtur, Elizabet.

Përsa i përket njohjes me bashkëshortin, Dafina ka treguar se janë njohur gjatë një koncerti në Shëngjin dhe në fillim ka preferuar që të mos bëjë asgjë publike. Ajo dhe Tafil Kurtishi, vendosën të martohen pas 9 muajsh lidhje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat