Në familjen Kardashian-Jenner, e vetmja që nuk ka fëmijë është modelja Kendall Jenner. Motrat e saj janë bërë tashmë nëna dhe po mendojnë akoma të zgjerojnë familjen e tyre. Duke qenë se ajo nuk është bërë ende nënë, e ka më të lehtë t’i vëzhgojë motrat e saj dhe të tregojë se cila prej tyre nuk është një nënë shumë e mirë.
Gjatë një interviste për "Late Late Show", Kendall-t ju drejtua kjo pyetje disi e sikletshme nga këngëtari Harry Styles.
"Ti je një nga pjesëtaret e pakëta të familjes Kardashian-Jenner që s'je bërë nënë. Rendit motrat e tua, nga më e mira tek më e keqja përsa i përket prindërimit",-i ka thënë ai.
Kendall e nisi me një përgjigje diplomatike, duke u shprehur se të gjitha motrat dhe vëllezërit e saj janë prindër të shkëlqyer, por Robi (vëllai) veçonte nga të tjerët, pasi është një baba i shkëlqyer.
Ndërkohë në vend të dytë renditi Khloe-n, pastaj Kim-n të tretën. E katërta ishte Kylie, ndërkohë e fundit sipas Kendall mbeti Kourtney.
Më siguri, kur motrat do të takohen, Kourtney ka diçka për t’i thënë modeles.