A do të sjellë Enca një këngë apo një album të ri? Këngëtarja ngre dyshimet e të gjithëve me postin e fundit

Mediale Vip

A do të sjellë Enca një këngë apo një album të ri? Këngëtarja ngre dyshimet e të gjithëve me postin e fundit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 06:37
Enca

Ndonëse ditët e fundit, Enca është angazhuar në promovimin e projektit kinematografik ‘I love Tropoja’, në të cilin do të ketë një rol protagonist, duket se artistja është marrë edhe me muzikë.

Me anë të disa fotove në ‘Instagram’ Haxhiu tregoi se shumë shpejt do të sjellë disa këngë të reja, por mbase dhe një album i cili do të përmbledhë disa materiale.

“Këngë e re? Ep? Album? Bashkëpunime? Meqë ra fjala, me cilin artist/e doni bashkëpunim? Shumë gjëra po ndodhin”, ka shkruar këngëtarja në postin e saj të fundit. Enca ka ngjallur mjaft kuriozitet tek ndjekësit e saj, të cilët janë në pritje të këngëve të reja që ajo do të sjellë, data e të cilave nuk është bërë publike ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat