Shumë shpejt 15 këngë të reja, Noziy zbulon detaje nga albumi i tij më i fundit

Mediale Vip

Shumë shpejt 15 këngë të reja, Noziy zbulon detaje nga albumi i tij më i fundit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 06:44
Noziy

Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka lajmëruar me anë të një postimi në rrjetet sociale publikimin e albumit të tij më të ri për të cilin ka punuar gjithë këto kohë. Ai ka treguar se albumi do të ketë 15 këngë, ndër të cilat nuk do të mungojnë bashkëpunimet dhe me dy shokët e tij më të ngushtë, Varrosi dhe Lil Koli.

“Albumi fillimisht do të jetë në ‘Spotify’ dhe më pas në ‘Youtube’ e të gjitha platformat dixhitale, ‘iTunes’, ‘Apple Music’, ‘Deezer’. Albumi u shty për shkak të tërmetit, por tani jemi gati. 15 këngë. Këto ditë vjen dhe data e saktë e lançimit. Epoka Otr. Bashkëpunime? Lil Koli dhe Varrosi”, ka shkruar Noizy bashkangjitur postimit të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditët e fundit artisti ka qenë mjaft i angazhuar në qytetin e Durrësit duke ndihmuar të gjithë njerëzit e dëmtuar nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat