Si është jeta e një personazhi të famshëm? Chrissy Teigen i tregon të gjitha me detaje

Mediale Vip

Si është jeta e një personazhi të famshëm? Chrissy Teigen i tregon të gjitha me detaje

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 06:50
Chrissy Teigen dhe John Legend

Së fundmi Chrissy Teigen ka vendosur t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Twitter’, që lidheshin me jetën e saj private. Chrissy ka rrëfyer se ajo ka punësuar një menaxher në shtëpi, për t’i dhënë një drejtim jetës së tyre.

“Ne kemi një menaxher shtëpie, që punon në shtëpi gjatë gjithë ditës për t’u marrë me bizneset tona të përditshme, paketat, rregullimin e orareve të stafit që punojnë në shtëpi etj”, ka treguar Teigen.

Modelja ka shtuar se as ajo e as bashkëshorti i saj, John Legend, nuk marrin postë apo fatura, sepse kanë një llogaritar personal që monitoron shpenzimet e tyre.

“Unë kam një llogaritar biznesi që menaxhon gjithçka dhe më dërgon një përmbledhje të shpenzimeve apo të të ardhurave të mia. Unë nuk marr asnjë postë”, ka thënë Chrissy.

Ajo ka treguar se i mungon shumë të shkojë për pazar, pasi kudo ku shkel e njohin njerëzit. Duke qenë se ajo dhe John kanë aq shumë staf rrotull vetes dikush nga fansat e ka pyetur se si ja bëjnë kur duan të zihen me njëri-tjetrin. “Unë nuk fsheh asgjë. Unë zihem në makinë, në shtëpi, në aeroport. Nuk më intereson. John thjesht nuk do të më kthehet”, ka thënë ajo.

Chrissy ka treguar se i trembet sigurisë së saj si një personazh i njohur që është dhe se shtëpia e tyre është e mbrojtur si një kala për të mos pasur probleme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat