Fitime marramendëse, David Beckham renditet si personazhi më i paguar i ‘Instagram-it’ në Britani

Mediale Vip

Fitime marramendëse, David Beckham renditet si personazhi më i paguar i ‘Instagram-it’ në Britani

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 06:57
David Beckham

David Beckham është zgjedhur për herë të dytë si personazhi i njohur më i paguar në ‘Instagram’ në Britaninë e Madhe. Ish-futbollisti i njohur mund të marrë rreth 286 mijë paund për postimin e një fotografie të vetme të sponsorizuar.

Këtë vit ai ka publikuar 30 foto të tilla dhe me një llogaritje i bie se në total ai ka fituar rreth 8.6 milionë paund.

Fitimet e tij duket se janë në rritje, duke qenë se vitin e kaluar ai merrte 228 mijë paund për një postim. Lista e përgatitur nga “Buzz Bingo” e rendit David në vend të parë në Britani dhe në vend të 17 në rang global.

Në 30 postimet e sponsorizuara të David për këtë vit, përfshihen ato të reklamave për kompaninë e orëve “Tudor Watch” dhe për veshjet e meshkujve “Kent & Curwen”. Në gjithë botën vendin e parë për fitime nga ‘Instagram-i’ e zë Kylie Jenner, që merr rreth 1 milion paund për një postim të sponsorizuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat