Lady Gaga i rikthehet sërish ish-të fejuarit Christian Carino?

Mediale Vip

Lady Gaga i rikthehet sërish ish-të fejuarit Christian Carino?

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 15:40
Lady Gaga dhe Christian Carino.

Lady Gaga raportohet se “po flet” sërish me ish-të fejuarin e saj, Christian Carino.

Christian dyshohet se “e hodhi poshtë” Gagan gjatë ndarjes së tyre dhe ajo duhej t’i thoshte që ta ndërpresë kontaktin me të.

Çifti u nda në muajin në shkurt në mes të thashethemeve për Gagan dhe Bradley Cooper.

Lady Gaga dhe ish i fejuari Christian Carino raportohet se janë përsëri në kontakt pas ndarjes së tyre në shkurt. Por, para se të hyni në një panik ata duket se dëshirojnë të mbesin vetëm miq.

“Lady Gaga po flet përsëri me Christian, por si miq”, ka thënë një burim për Us Weekly. “Nuk ka asgjë që po ndodh atje”. Në fakt, Gaga nuk “po e takon seriozisht dikë tani”.

Një burim i tha Us Weekly në prill se ylli amerikan “u tërhoq nga Christian” pas ndarjes së tyre dhe ajo “i tha atij të mos e kontaktonte më”.

Që nga ndarja, Gaga u takua për një kohë të shkurtër me një djalë të quajtur Dan Horton, ndërsa Christian raportohej se ishte në takim me publicisten e njohur Robin Baum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat