Zaimina rrëmben vëmendjen e fansave me një fotografi atraktive me robdeshambër

Mediale Vip

Zaimina rrëmben vëmendjen e fansave me një fotografi atraktive me robdeshambër

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 18:51
Zaimina Vasjari

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, Zaimina ndau me ndjekësit e saj një fotografi të realizuar në një qendër estetike.

Ajo shfaqet mjaft atraktive e veshur me robdeshambër, ndërsa tregon linjat e saj trupore.

Ndonëse nënë e një vajze, Zaimina duket se vazhdon ta ruajë mjaft mirë freskinë dhe vitalitetin e trupit.

Ajo ka kohë që është tërhequr nga muzika, duke thënë se nuk sheh më ndonjë interes të inkuadrimit në këtë fushë.

Zaimina është përndryshe aktive në profesionin e saj si arkitekte dhe sipërmarrëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat