Dita e sotme është shumë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar.
Në Mbretërinë e Bashkuar qytetarët sot (e enjte) kanë votuar për qeverinë e re.
Rita Ora dhe Dua Lipa, përmes rrjeteve sociale u kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë.
“Votoni, zgjedhjet më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar janë nesër. Ju lutem shumë, votoni në mënyrën më të mirë të mundshme…ju lutem mos votoni për punët e ndyra”, kishte shkruar Dua në një status të publikuar dje.
Ndërsa, Rita shkruan “Mbretëri e Bashkuar! Sot është një ditë e rëndësishme për të bërë diferencën! Dil dhe voto për të ardhmen tënde! Çdo votë numërohet”.