Pas datës së publikimit, Selena Gomez zbulon plot emocione se si do të quhet albumi më i fundit i saj

Mediale Vip

Pas datës së publikimit, Selena Gomez zbulon plot emocione se si do të quhet albumi më i fundit i saj

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 08:02
Selena Gomez

Selena Gomez ka zbuluar më anë të postimeve në ‘Instagram’ datën e publikimit të albumit të saj më të ri muzikor, të titulluar ‘Rare’. Këngëtarja është shprehur mjaft e emocionuar, duke treguar se kjo është muzika më e sinqertë që ka bërë ndonjëherë.

“Nuk mund ta besoj se po zbuloj artin dhe titullin për albumin tim të ri ‘Rare’ në 10 Janar. Thjeshtë muzika më e sinqertë që kam bërë ndonjëherë dhe nuk mund të pres që të dëgjoni zemrën time”, ka shkruar Gomez krah videos ku shfaqet e veshur bardhezi.

Albumin i fundit i Selenës do të përmbajë 13 këngë, ndër të cilat do të jenë ‘Dance Again’, ‘Ring’, ‘Vulnerable’, ‘Kinda Crazy’, ‘Fun’, ‘Cut Your off’ e shumë të tjera, të cilat fansat po i presin me padurim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat