“Babo shpirti”! Si rrallë herë, Alketa publikon një foto të të atit

Mediale Vip

“Babo shpirti”! Si rrallë herë, Alketa publikon një foto të të atit

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:03
Alketa Vejsiu me babain e saj

Në mesin e një periudhë shumë të ngarkuar projektesh, Alketa Vejsiu nuk e harron familjen!

Moderatorja, që po punon së bashku me Vera Grabockën dhe stafin për realizimin e “Festivalit të Këngës”, ka gjetur pak kohë për të qëndruar pranë babait të saj Bardhit.

Një zotëri i mbajtur me thinja që duket sikur ka ndalur moshën e vitet e jetës, është fotografuar nga e bija në orët e para të mëngjesit të sotëm fill pas disa videove nga provat e festivalit.

Image

“Babo shpirti”, shkruan sipërmarrësja duke e shoqëruar foton me një zemër ndonëse nuk dihet nëse i ati e ka shoqëruar prezantuesen në prova duke qenë se ai është adhurues i muzikës, e madje është ngjitur në skenë në një duet me të bijën disa vite më parë.

Siç ka thënë edhe Alketa për të atin në një foto të tijën në Instagram, zotëria duket si një djalë sharman që e ka ndalur kohën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat