Së shpejti pjesë e një projekti ndërkombëtar, Nevina Shtylla zbulon planet e së ardhmes

Mediale Vip

Së shpejti pjesë e një projekti ndërkombëtar, Nevina Shtylla zbulon planet e së ardhmes

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 14:58
Nevina Shtylla

Nevina Shtylla prej disa vitesh është prezente në ekranin shqiptar si moderatore dhe me thjeshtësinë e saj ka bërë për vete gjithë publikun. Tashmë atë e shohim çdo të diel përkrah Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit në drejtimin e “E diell” në “Top Channel”, por moderimi nuk është pasioni i vetëm i Nevinës. Ajo është përfshirë në shumë produksione filmike si aktore dhe së fundmi ka provuar edhe rolin e producentes ekzekutive. Nevina është vendosur në pozicionin e producentes ekzekutive në filimin “Love”, ku luajnë Gent Kame, Olta Gixhari, Gent Hazizi, Rozi Kostani, Gentian Zenelaj etj.

Ky film do të jepet në çdo kinema nga 19 dhjetori dhe Nevina ka treguar se është shumë e lumtur për këtë fakt. Por siç duket ky nuk është projekti i vetëm i saj, sepse së shpejti ajo pritet të realizojë të tjerë mjaft të rëndësishëm. Së fundmi në një “intervistë” me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, Shtylla ka zbuluar se vitin e ardhshëm do bëhet pjesë e një projekti ndërkombëtar. Kur është pyetur nga një nga ndjekësit e saj se çfarë i pëlqen më shumë mes aktrimit, prezantimit dhe informatikës, ajo është përgjigjur kinematografia. “Do veçoja për momentin kinemanë duke qenë se jam përfshirë edhe në produksion tashmë. Filmi më i fundit ku unë jam producente ekzekutive del në kinema në 19 dhjetor! Ndërkohë si aktore, vitin e ardhshëm do t’i bashkohem një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar”, është përgjigjur Nevina.

Ajo nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë, por me siguri me kalimin e kohës Nevina do të na tregojë më tepër detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat