Lionel Richie nuk është i bindur që shoku i tij Stevie Wonder është plotësisht i verbër pas një udhëtimi të frikshëm me automobil me legjendën e soulit.
Këngëtari i “Hello” zbulon se ka kaluar vite të tëra duke besuar se shoku i tij mund të shohë pak pas një eksperience të mrekullueshme.
“E kam kaluar tërë jetën time me të duke menduar se ai mund të shohë. E di se mund të shohë”, tha gjyqtari (70) i American Idol në “The Kelly Clarkson Show” të mërkurën. “Kam shkuar në shtëpinë e tij (një herë). Ai thotë: ‘Dëshiron ta dëgjosh një këngë të re? E kam në automobil. Eja me mua”.
“Ai më tha, ‘Ti ulu në anën e pasagjerit, unë do të ulem në anën e shoferit’”. Ai e ndezi makinën, e futi kasetën. Dhe pastaj e bën këtë (kthehet) dhe fillon ta ngasë makinën mbrapa poshtë rrugës.
“Unë bërtita, ‘Stevie! Çfarë po bën?’ ndërsa ai tha: ‘Ah, ta hodha, apo jo?”