Colin Firth ndahet nga gruaja pas 22 vjetësh martesë

Mediale Vip

Colin Firth ndahet nga gruaja pas 22 vjetësh martesë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 06:56
Colin Firth dhe bashkëshortja e tij Livia Firth

Colin Firth dhe bashkëshortja e tij Livia Firth janë ndarë pas 22 vjetësh martesë.

“Colin dhe Livia Firth nuk janë më bashkë. Ata do të vazhdojnë që të jenë miq shumë të mirë dhe do të jenë gjithmonë në dashurinë për fëmijët e tyre. Ata, me mirësjellje, kërkojnë që ta kenë gjithë privatësinë e tyre. Në ndërkohë, nuk do të ketë komente të tjera”, thuhet në njoftimin që çifti e ka bërë publik në “Entertainment Tonight”.

Ndarja e çiftit vjen pothuajse dy vjet pasi Livia Firth e kishte pranuar se ajo e kishte pasur një flirt me një mik nga fëmijëria, derisa çifti ishte ndarë për një kohë të shkurtër në vitin 2016.

“Disa vjet më parë, Colin dhe Livia kishin vendosur që t’i japin fund martesës së tyre. Gjatë asaj kohe, Livia kishte pasur një flirt me një mik të kahmotshëm, Marco Brancaçia. Çifti Firth janë ribashkuar”, thuhej në njoftimin e çiftit në muajin mars të vitit 2018.

“Për fat të keq, zotëri Brancaçia kishte filluar një fushatë të tmerrshme të ngacmimit për disa muaj me radhë, shumë prej të cilës është e dokumentuar. Për disa arsye, familja Firth nuk e kishte dëshirën asnjëherë ta bëjë publike këtë ngjarje”, thuhej tutje në këtë njoftim.

Brancaçia, një gazetar italian, ishte hetuar nga policia e Romës pasi Livia kishte deklaruar se ai i kishte dërguar fotografi të saj nudo bashkëshortit të saj, aktorit Colin Firth.

59 vjeçari Colin dhe 50 vjeçarja Livia janë martuar në vitin 1997 dhe kanë dy djem: Luca (18) dhe Matteo (16).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat