Shpend Ahmeti u kujdes për kurorëzimin e MC Kreshës dhe bashkëshortes së tij - Bota Sot
Shpend Ahmeti u kujdes për kurorëzimin e MC Kreshës dhe bashkëshortes së tij

Mediale Vip

Shpend Ahmeti u kujdes për kurorëzimin e MC Kreshës dhe bashkëshortes së tij

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 22:04
Dasma e MC Kreshës

Reperi i njohur kosovar, MC Kresha, i ka dhënë fund beqarisë sonte (e diel) në një dasmë private të organizuar në Prishtinë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një rreth të ngushtë familjarë e miqsh.

Në dasmë nuk kanë munguar edhe fytyra të shumta publike, ndër ta edhe reperët e njohur: Lyrical Son, Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko, të cilët njihen si miq të mirë të reperit.

I pranishëm në dasmë ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është kujdesur për celebrimin e çiftit të ri.

Në një video të publikuar në rrjetet soiciale, i pari i Prishtinës shfaqet teksa iu bën betimin çiftit të ri, duke i pyetur nëse do jenë bashkë deri sa vdekja t’i ndajë.

Me një “Po” të thënë nga të dy, MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund kështu beqarisë, duke festuar natën më të lumtur në jetën e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shkoj edhe Kresha🙈 Urime @tavnikcity 💕

A post shared by fanpage for ledrivula (@blowing.ledri) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat