London e telefonon Lorin sa herë i duhet t’i tregojë se ku është

Mediale Vip

London e telefonon Lorin sa herë i duhet t’i tregojë se ku është

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 23:49
Lori Hoxha dhe London

Lori Hoxha është një nga vajzat më të komentuara në rrjet, kjo dhe për shkak të jetës së saj mjaft luksoze, e cila ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve. ‘Bloggerja’ ka ndarë momente të ndryshme nga përditshmëria me fansat në ‘Instagram’ duke treguar një pjesë të jetesës së saj në kryeqytetin britanik, Londër.

Ajo ka treguar në rrjetet sociale gjithashtu se gëzon një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe të veçantë me nipin e saj të madh, London, i cili i dedikon tezes fjalët më të ëmbla. Së fundmi Hoxha ka publikuar një foto ku duket se është duke folur me vogëlushin në kamera.

“Ai më telefonon për të më treguar se ku është”, ka shkruar Hoxha krah postimit në ‘Instastory’, ku dallohen flokët e London. Me siguri telefonatat midis Lorit dhe të voglit këto kohë janë të shpeshta pasi trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ndodhet larg tij, ashtu siç ka treguar edhe me postimet e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat