Mc Kresha, baba për herë të parë. Një natë pas dasmës, zbulohet edhe gjinia e bebit

Mediale Vip

Mc Kresha, baba për herë të parë. Një natë pas dasmës, zbulohet edhe gjinia e bebit

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 07:08
Mc Kresha, Erzina

Gjërat, siç duket, janë bërë shpejt e shpejt dhe jo pa shkak. Në një kohë kur ishim në pritje për të mësuar se ç’bëhet me jetën private të reperit të njohur, Mc Kresha jo vetëm që “plas bombën” e martesës, por edhe një tjetër që u zbulua nga ajo.

Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina, do të behën prindër së shpejti. Edhe këtë lajm, askush nuk e kishte mësuar më herët, por ishte dasma ajo që e zbuloi – fustani i bardhë më saktë.

Në fotot dhe videot që janë postuar në rrjet nga miq të ftuar në dasmë, ka rënë në sy barku i rrumbullakosur i nuses, të cilin as fustani i bardhë nuk e fshihte dot. Po nga fotot, Erzina duket disa muajshe shtatzënë, kështu që çifti nuk kanë pse ta fshehin më pritjen e ëmbël.

Dyfish gëzim për familjen e re…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat