Hulk bën skandal në Brazil, lë partneren për t’u lidhur me mbesën e saj

Mediale Vip

Hulk bën skandal në Brazil, lë partneren për t’u lidhur me mbesën e saj

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 21:28
Hulk bën skandal në Brazil

Hulk bën skandal në Brazil. Sulmuesi i Shanghai Sipg në kampionatin kinez është ndarë nga partnerja e tij Iran Angelo de Souza, pasi ka nisur një lidhje me mbesën e partneres së tij e cila quhet Camila.

Hulk dhe Iran ka qenë në një lidhje sëbashku prej 12 vitesh, lidhje që ka sjellë në jetë 3 fëmije, me çiftin që gjatë këtij viti do të martoheshin, por në muajin gusht janë ndarë. Mes tyre ka hyrë mbesa e Iran, Camila e cila është bërë shkak për ndarjen e Hulk me nënën e tre fëmijëve të tij.

Hulk e ka konfirmuar lidhjen me Camilan pasi të shtunën e kaluar ka telefonuar prindërit e vajzës për t’iu bërë të ditur se është në një lidhje dashurie me Camilan. Një çështje kjo që ka krijuar një skandal të vërtetë në Brazil, me kritikat që janë të gjitha për ish-sulmuesin e Portos dhe Zenitit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat