Në turne me Kidën dhe Elvanën, por me cilën e ka gati bashkëpunimin Ledri Vula?

Mediale Vip

Në turne me Kidën dhe Elvanën, por me cilën e ka gati bashkëpunimin Ledri Vula?

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 12:37
Ledri, Kida dhe Elvana

Në rrjetet sociale po qarkullon një informacion në lidhje me një bashkëpunim të fundit të reperit Ledri Vula.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në SHBA, në turneun e tij te fundvitit, bashkë me Kidën dhe Elvana Gjatën.

I pyetur pak ditë më parë, në ditën e përurimit të restorantit të tij në Prishtinë, Ledi tha se nuk ka në plan të publikojë ndonjë projekt këtë vit.

Por kjo nuk do të thotë se ai nuk e ka gati një të tillë dhe e gjeni dot me kë?

Ledri do të vijë në bashkëpunim me Kidën.

“Prive.al” ka arritur të mësojë se dyshja e ka përfunduar një projekt të përbashkët dhe madje një version jo final ka qarkulluar edhe në internet.

Dy artistët kishin vendosur që publikimin ta bënin në një moment tjetër më të përshtatshëm, por me sa duket do t’ju duhet ta bëjnë më herët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat