Bes Kallaku deklaron se diferenca mes tij dhe Ermal Mamaqit është që njëri është komedian, tjetri biznesmen

Mediale Vip

Bes Kallaku deklaron se diferenca mes tij dhe Ermal Mamaqit është që njëri është komedian, tjetri biznesmen

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 23:16
Bes Kallaku

Ndërkohë që filmi “Falco” është ende duke u transmetuar në kinema, presim fundin e janarit për të parë se çfarë filmi i dytë i Ermal Mamaqit “I love Tropoja” ka rezervuar për shikuesit shqiptarë.

Ndonëse të gjitha këto arritje bëjnë që kinematografia në vendin tonë të ketë një ngritje u poërfol shpesh se midis Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit nisi një rivalitet që nga postimet në sheshxhirim duke e thelluar edhe më tepër dyshimin pasi Ermal Mamaqi nuk ishte prezent në premierën e “Falco”.

Lidhur me të gjithë situatën, Besi u rrëfyer për herë të parë në “Shiko kush Luan”: “Diferenca e vetme është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian. Gjithsesi, ai nuk erdhi në premierë pasi ishte jashtë vendit…” – tregon Besi duke na lënë të kuptojmë se sigurisht që ka pasur një ftesë për Mamaqin por pamundësia e ka bërë të mos jetë prezent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat