Ja ku renditet Shqipëria në listën e këngëve më të mira në Eurovision

Mediale Vip

Ja ku renditet Shqipëria në listën e këngëve më të mira në Eurovision

Më: 2 janar 2020 Në ora: 11:02
Ilustrim

Mësohet në cilin vend është radhitur Shqipëria.

Është bërë traditë: Për herë të njëmbëdhjetë, escradio.com dhe songfestival.be kanë organizuar #ESC250. Një listë që përmban 250 këngët më të mira të Eurovizionit të të gjitha kohërave.

2019 do të jetë edicioni i njëmbëdhjetë i # ESC250. Përveç traditës për ta pritur atë më 31 dhjetor, është gjithashtu pak traditë që Loreen të kryesojë listën.

Vitin e kaluar, “Euphoria” e Loreen radhitej në vendin e parë për herë të shtatë tashmë. Duke iu bashkuar asaj në pesë të parët ishin të porsaardhurit Eleni Foureira (Qipro 2018), si dhe Salvador Sobral (Portugal 2017), Jamala (Ukrainë 2016) dhe Blanche (Belgjikë 2017). Kënga më e vjetër që hyri në TOP 10 ishte “Nocturne” e Secret Garden në numrin 10.

Këtë vit 5 këngë përfaqësuese të Shqipërisë janë në listen e TOP 250. Jonida Maliqi hyn në listë vrullshëm dhe merr vendin e 40-të. Eugent Bushpepa, ka rënë disa vende nga klasifikimi i vitit të kaluar por është përsëri në listë dhe mban vendin e 53-të. Rona Nishliu ka pësuar rënie gjithashtu në renditje dhe mban vendin 92. Elhaida Dani vazhdon gjithashtu të qëndrojë në listë në vendin e 104. Ndërkohë Kejsi Tola kthehet në listë pas një mungese 2 vjeçare. Kejsi renditet në vendin 247. Listën e lënë 4 këngë shqiptare që hynë në listë vitin e kaluar. Ato këngë janë. Eneda Tarifa – Fairytale, Hersi Matmuja – One Night’s Anger, Luis Ejlli – Zjarr e Ftohtë & Adrian & Bledar – Identitet. – shkruan EurovisionAlbania në llogarinë e saj në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat