Edi Rama aktor në filmin “I love Tropoja”, të Ermal Mamaqit

Mediale Vip

Edi Rama aktor në filmin “I love Tropoja”, të Ermal Mamaqit

Më: 3 janar 2020 Në ora: 08:59
Edi Rama

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shumë shpejt do ta shohim si aktor në filmin më të ri të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.

Filmi do të shfaqet në kinema në vitin 2020.

Ditën e sotme producenti dhe regjisori i “I love Tropoja”, Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “Siluete” në RTSH, ku zbuloi më shumë për këtë projekt kinematografik.

Ermali zbuloi se Edi Rama do të luajë rolin e dajës dhe do shfaqet me paruke të zeza, lente dhe syze, e nga ky transformim thuajse nuk njihet.

I pyetur nga moderatorët nëse e ka paguar Ramën, Ermali u përgjigj “S’e kam paguar, erdhi dhe iku pa ngrënë. Kishte tetë badigardë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat