Familja mbretërore e lënduar nga vendimi i Harry dhe Meghan

Mediale Vip

Familja mbretërore e lënduar nga vendimi i Harry dhe Meghan

Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:48
Harry dhe Meghan

Largimin e çiftit nuk e kanë pritur mirë familja.

Familja mbretërore ndihet, siç deklaroi, e lënduar nga njoftimi i befasishëm i hapit pas të Harry dhe Meghan për tërheqjen nga detyrat mbretërore, njoftoi rrjeti informativ britanik, BBC.

Ky reagim, sipas BBC, vjen pas vendimit të Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan, dukesha e Suseksit, të cilët njoftuan se po tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore dhe po punojnë për t’u bërë financiarisht të pavarur dhe se do ta ndajnë kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, këtë vit kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim, duke filluar krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni,” shkroi çifti në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

“Ne synojmë të tërhiqemi nga pozicioni si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, duke vazhduar të mbështesim plotësisht madhërinë e saj”, shtuan ata.

Çifti deklaroi se lëvizja me kohë të pjesshme në Amerikën e Veriut do t’i lejojë të rrisin djalin e tyre me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i siguruar familjes hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat