“Më vjen turp”, Trejsi Sejdini flet publikisht për historinë e dashurisë me bosin e drogës

Mediale Vip

“Më vjen turp”, Trejsi Sejdini flet publikisht për historinë e dashurisë me bosin e drogës

Më: 10 janar 2020 Në ora: 06:33
Trejsi Sejdini

Modelja e njohur, Trejsi Sejdini ka qenë në qendër të vëmendjes pas vrasjes së Santiago Malkos. U përfol se ajo ishte në një lidhje dashurisë me Leonard Dukën, i cili është në kërkim nga policia që prej gushtit të vitit të kaluar si i përfshirë në vrasje.

Modelja foli publikisht për spekulimet e historisë së dashurisë me të, duke thënë:

"E vërteta është që shumica e njerëzve, është e prirur që nëse një person publik është e përfshirë në këtë çështje, e gjithë barra bie tek ky person. Unë si Trejsi nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të vërteta apo të pavërteta. Më vjen turp që më është lakuar emri për këto çështje. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë të paligjshme."

Ndërsa e pyetur nëse ka lidhje me ndonjë bandë, Trejsi u shpreh se nuk ka të bëjë me asnjë person që është pjesë e ndonjë bande.

Në prill të vitit 2019, 37-vjeçari u arrestua pas një super aksioni të policisë ku ra në pranga grupi “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, duke prangosur 4 persona.

Aso kohe, policia njoftoi se kreu i këtij grupi ishte pikërisht 33 vjeçari Leonard Duka, ndërkohë që të arrestuar të tjerë ishin Elvis Gaçaj, 44 vjeç, Oltion Loga 38 vjeç dhe Dritan Agaj, 38 vjeç, persona që janë në kërkim gjithashtu për vrasjen e Malkos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat