Sam Smith shpërndan një fotografi, në të cilën shfaqet krejtësisht i zhveshur në plazh

Mediale Vip

Sam Smith shpërndan një fotografi, në të cilën shfaqet krejtësisht i zhveshur në plazh

Më: 12 janar 2020 Në ora: 06:19
Sam Smith

Sam Smith i ka befasuar fansat e tij me publikimin e një fotografie në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet krejtësisht i zhveshur.

Këngëtari i famshëm i ke hequr të gjitha rrobat dhe ka vrapuar nëpër plazh drejt detit gjatë pushimeve në Kosta Rika.

Muzikanti ka bërë disa postime në Instagram duke treguar se po kalon momente shumë të bukura, ndërsa në saje të këtyre publikimeve e ka përfshirë edhe imazhin nudo.

Image

“Jetë e pastër” është përshkrimi që ia ka vënë fotografive, e cila ka marrë rreth 1.5 milion pëlqime në Instagram.

Fansat e kanë lëvduar guximin e tij, ndërsa Smith ka bërë edhe një sërë postimesh të tjera nga pushimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat